Jozefina Topalli sulmoi sot sërish Lulzim Bashën pikërisht në kohën kur PD-ja zbuloi të shkuarën kriminale të kandidatit të PS në Shkodër Valdrin Pjetri. Sakaq, ka reaguar dega e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila thotë se Topalli është vënë në sherbim të Ramës. Jo vetem kaq! Sipas demokratëve shkodranëve ka qenë pikërisht ish-deputetja e Shkodrës (Kryetarja e Kuvendit) që i kishte dhënë post në administrate Valdrin Pjetrit për shkak të miqësisë me të atin, Luigj Pjetri.
Deklarata e plotë:
Sa herë Rama është në pozitë të vështirë, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratët dhe Kryetarin Basha!
Rastësi apo shërbim ndaj Ramës, këtë e gjykojnë vetë qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë!
Çudia është se Topalli nuk kishte asnjë fjalë për Valdrinin, si trafikant i dënuar droge!
Asnjë fjalë për Ramën që përdhosi dinjitetin e qytetareve të Shkodrës me kandidatin e dënuar per trafik droge!
Me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoj Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.
Koha kur interesi i demokrateve nëpërkembej per interesa personale, ka marre fund! Këte duhet ta kuptojë edhe znj. Topalli!
Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.
Lexo edhe:“Katër vetë po mbajnë peng vendin”. Kujt po i bie Topalli?