Aktualitet

PD: Ja si shpenzohen për luks qeveritar taksat e shqiptarëve!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 07/08/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka denoncuat shpenzimet që po bën për luks ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi. Ish-deputeti Bardh Spahia, thotë se lekët e shqiptarëve shkojnë për luks.



Sapahia thotë se Çuçi po e përdor dikasterin e Ministrisë së Bujqësisë, për të investuar në ambjente luksi.


Denoncimi




Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?



Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas