Tuesday, December 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PD: Janë larguar 145 mijë nxënës, mbi 200 shkolla të mbyllura

by ro ot
16/09/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në nisje të vitit të ri shkollor, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se për shkak të politikave të gabuara sot kemi me mijëra nxënës që kanë braktisur shkollat publike.

“Në 6 vitet e Edi Ramës, Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar”, tha në një deklaratë për mediat, specialisti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.



Deklarata e plotë:

Braktisja e premtimeve të bujshme të Rilindjes për ta financuar arsimin me 5 përqind të buxhetit, është arsyeja gjendja në arsim përkeqësohet vit pas viti. Premtimet për financim, ndryshim kurrikulash, depolitizim, modernizim përfunduan si premtimet 3D të Edi Ramës në ERTV, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Sipas aksiomës “Nëse doni të dini të ardhmen e një kombi, shikoni zhvillimin e arsimit”, për fat të keq mund të thuhet se Shqipëria, së bashku me arsimin, janë në vdekje klinike.

Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar.

Të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.

1. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se tekstet shkollore janë shtrenjtuar. “Çmimi i librave dhe mjeteve shkollore është shtrenjtuar me 7.6% këtë vit në krahasim me 3% që u rit vitin e kaluar.”- bëhet e ditur nga vetë agjencia e kontrolluar nga qeveria.

2. Librat falas janë një farsë e shëmtuar, denigruese, tallëse, si dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe ministres së tij të rradhës për arsimin. Librat e propaganduar falas nuk janë të tillë.

Pjesa më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura. Të ashtuquajturit libra falas mund të përdoren për riciklim, por jo për mësim.

3. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës që kanë, por sipas kontrubiteti dhe lidhjeve me partinë në pushtet. Me urdhër të Ministres së Arsimit ka nisur një valë spastrimi e mësuesve që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste apo akoma më tepër, mbështesin opozitën dhe si të tillë trajtohen si kundërshtarë politkke, duke i larguar nga puna. Vetë Besa Shahini i ka cilësuar këta mësua në Parlament me zë e figurë si “mësues të PD-së”. Qindra prej tyre janë shkurtuar nga puna apo janë transferuar pa asnjë arsye, pa shkresa, vetëm me urdhra verbalë.

Është në detyrën e Kryeministrit dhe të Ministres së Arsimit që të japin llogari edhe për disa premtime të tjera të pambajtura.

• A ekziston më projekti i klasave dixhitale dhe pse nuk u përdorën tabletët?
• Sa laboratorë të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të shkencave natyrore janë hapur?
• Përse në kryeqytete dhe në qytete e mëdha klasat e para dhe gjimnazet vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe me turne, kur çdo javë propagandohen shkolat e reja apo të rikonstruktura?
• Përse qeveria ka hequr dorë nga arsimi profesional si prioritet?
• Pse nuk rriten pagat e mësuesve siç është premtuar dhe pse nuk paguhet më transporti i tyre?
• Përse mungojnë ndihmës mësuesit dhe përse, edhe ata që ishin, u shkurtuan, në një kohë kur nevoja për këtë katgori mësuesish është gjithnjë në rritje?

Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje tek një tregues i vetëm, buxheti i vogël, i caktuar për arsimin nga qeveria e Edi Ramës. Kjo politikë antikombëtare me arsimin po e dëmton dhe rrezikon të lërë pasoja të rënda në arsimin kombëtar. Prandaj, ndalimi i kësaj marrëzie është emergjencë dhe detyrë kombëtare për çdo prind. Na duhet që të hapim një perspektivë të re për fëmijët tanë, për mësuesit, për të ardhmen e kombit dhe shoqërisë sonë duke përkrahur alternativën e Partisë Demokratike për zhvillimin e arsimit, duke nisur me një mësimdhënie cilësore e dinjitoxe nga klasa e parë e deri në arsimin e lartë.

 

Tags: arsimbraktisjaPD

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Ndërron jetë kitaristi i grupit influencues të muzikës rock

Ndërron jetë kitaristi i grupit influencues të muzikës rock

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In