Aktualitet

PD-Kandidatëve: Posterat, vetëm sipas formatit zyrtar – jo numrat e renditjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:17 - 31/03/21 |
mapo.al

PD porosit kandidatët të mos përdorin numrin personal gjatë prezantimit apo në posterat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.





Në një mesazh, PD iu kërkon kandidatëve për deputetë që posterat t’i publikojnë apo printojnë sipas formatit zyrtar.


Më tej theksohet se nuk do të lejohet asnjë ndryshim. Sipas PD, në të gjitha materialet zgjedhore duhet të përdoret vetëm numri 9 pasi vendimi i kryesisë së PDSH dhe Shtabit Qendror të fushatës është imazhi i standardizuar.





MESAZHI



Te nderuar kandidat/e,


Sikurse iu është dhënë si porosi, kërkohet nga ju që,

Posterat duhet t’i publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj.

Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i numrit tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejt numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN.

Lexo edhe :  Bardhi nxjerr video: Balluku është për burg, ja si bleu vota me legalizimet

Prandaj, të nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojmë të gjithë së bashku të votoj nr. 9. Në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetëm numri 9.

Vendimi i kryesisë së PDSH dhe Shtabit Qendror të fushatës është imazhi i standardizuar.

Bashkëlidhur po ju ridërgoj imazhin e vetëm për postera dhe cover foto në rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin.

2


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas