Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ për të hapur 11 kuti në Bashkinë e Lezhës, pas padisë së depozituar nga kandidati Eduard Ndocaj. Sekretari për Çeshtjet Zgjedhore të PD, Ivi Kaso tha se ky vendim i KQZ-së është farsë për të fshehur manipulimin e 30 qershorit.
Sipas tij, KQZ do hapë 11 kuti ku ka siguri se votat janë në rregull, por nuk hap kutinë e materialeve zgjedhore që zbulon numrin e vërtetë të votuesve. Marrja e padisë së Ndocajt, thekson Kaso, është i njëjti shembull si me kërkesën e Idajet Beqirit në Kolegjin Zgjedhor.
“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, tha Sekretari i PD për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.
LEXO EDHE: