Aktualitet

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, 4 pika në rendin e ditës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 25/08/21 |
mapo.al

Java e ardhshme rikthen politikën në skenë pas pushimeve të verës






E ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të shpallë përbërjen e qeverisë së re, ditën e hënë Lulzim Basha do të rifreskojë partinë duke zgjedhur pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar.


Gjithashtu do të zgjedhë Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.







Gazeta Mapo ka siguruar mesazhin me të cilin sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, njofton strukturat për mbledhjen.




“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:



Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD” thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Shtatori nis me një vendim të vështirë për Lulzim Bashën që duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe kërkesës së SHBA-së për përjashtimin e ish-kryeministrit për shkak të shpalljes “non grata”.

LEXO EDHE:

Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme, kemi plotësuar kushtet për në BE

1


Etiketa: , ,

Pas