Kryesore

PD, mbledhje kryesie në orën 11, priten zhvillime





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:09 - 07/06/20 |
mapo.al

Partia Demokratike mbledh sot në orën 11 forumin më të lartë drejtues, Kryesinë, për herë të parë pas zhvillimeve të fundit, pas një jave të vështirë dhe dinamike, që çoi në marrëveshjen politike për reformën zgjedhore.


Kryetari i PD, Lulzim Basha, besohet se do të informojë kryesinë se çfarë ndodhi me negociatat, për arritjet, përpjekjet që u bënë, për të mos lejuar kapjen e komisioneve zgjedhore nga qeveria.


Po ashtu, po sot në këtë mbledhje kryesie, pritet të ketë zhvillime përsa i përket organizimit të brendshëm. Burime serioze, bëjnë me dije për MAPO, se në këtë drejtim, sot pritet të ketë vendime dhe risi.


 


 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas