Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin e padisë se parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit, që përkon me listat e kandidatëve të PD-së.
Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se PD paraqiti listën me 222 kandidatë, duke shtuar se ata e kundërshtojnë vendimin. PS kërkon rrëzimin e vendimit të Komisionit të Ankesave në KQZ, që i dha të drejtë PD-së.
“Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet vendosi që t’i miratojë ato listat PD, jo me numër 222, por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor. Vendimi u ankimua nga PD ne KAS. KAS e pranoi kërkesën. Ne e kundërshtojmë këtë vendim. Numri i lartë kandidateve sjell problematika ne hartimin e fletës së votimit. Konfigurimi i fletës duhet të jetë i qartë. Në Kukës psh, PD ka garuar 9 kandidatë. Këtu s’mund këtë vote parapëlqyese”, -arsyeton Salianji.
Sipas tij, kjo mund të jetë taktike elektorale.
“Por kjo cenon parimin e listës së hapur. Interesi jone është te gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa nr fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit”, tha Salianji.
Aktualisht po jep argumentet e tij përfaqësuesi i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ndërkohë që KAS e ka lënë vendimin në vlerësim të gjykatës.