Aktualitet

PD meriton debat të ndershëm, pas zgjedhjeve të pandershme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 01/05/21 |
Genti Çela

Ndërrimi i kryetarëve të partive politike në Shqipëri është aq i rrallë, aq sa pas zgjedhjeve që lamë pas, është kthyer në gjahun e pëlqyer të pyllit mediatik për të prodhuar lajm dhe për të mbushur kohë televizive nga padronët dhe arkitektët e mendimit analitik.





Në kushte normale, të një vendi normal, diskutimi se humbësi i zgjedhjeve duhej të largohej nga drejtimi i partisë, do të ishte i tepërt dhe i panevojshëm.
Por kushtet e vendit janë larg normalitetit, prandaj e nevojshme është të lexojmë votën e saponumëruar.


Herbariumi i debatit publik, duhet të rendisë e lexojë me vëmendje se për kë kanë votuar shqiptarët, të listojnë arsyet dhe të shqiptojnë një rezultat final të përqindjes së votave që ka marrë fituesi.





Përtej konformitetit se fituesi nuk gjykohet, nga rezultatet zyrtare, Partia Socialiste ka më pak se gjysmat e votave me të cilat arrin në katër mandate më shumë se nevoja për të formuar qeverinë.



Fitorja pa një plebishit, edhe si pasojë e një kodi të arnosur zgjedhor, sjell një qeveri të pakicës e cila votohet nga administrata e tejfryrë përgjatë fushatës që sheh çështjet personale si çështje politike.
Kjo edhe për shkak të ikjes në ilegalitet të opozitës.


Votohet nga armata e batalioneve të partizanëve, votues symbyllur tërë ngarendje drejt kutive të votimit nën parullën “vota, plumb për armikun”, të cilët shohin te kryeministri shëmbëllimin e liderit të tyre të dikurshëm E Hoxha.
Kjo mendësi jeton ende, në postkomunizmin e supozuar, edhe për shkak të paaftësisë ose (pa)dashjes së Partisë Demokratike për dekomunistizim dhe dënim të krimeve të komunizmit dhe për t’u treguar brezave asfare më shumë por, atë që ka ndodhur përgjatë sistemit diktatorial.
Mendësia Havel mbi pandëshkueshmërinë e krimeve komuniste, rezultoi e gabuar në gjithë Europën Lindore, edhe në Çekinë e Havel-it.

Lexo edhe :  PD fiton bindshëm në Qarkun e Kukësit

Partizat e reja të krijuara me objektiv të qartë, duartrokitës të vetes, anipse u nxorën për zhelesh, patën ndikimin e tyre në këtë raport të ngushtë numerik.

Faktet kokëforta, tregojnë për një tjetër target-group votuesish, për votat e blera në pushtetin e lëmoshës, që në fakt përbën plagën më të madhe edhe për këto zgjedhje. Për një riradhitje (realignment) të raportit të brishtë zgjedhor. Për një ndalim-hyrje të vetëdijshme në dhomën e fshehtë të votimit.

Mungesa e vetëdijes për domethënien e lirisë së të drejtës për të zgjedhur, mungesa e një gjykimi, e një qëndrimi të lirë, shpesh është vetëm maja e akullnajës që kërkon të fshehë një mal problemesh që duken në të parë.

Makinat pa targa, që bridhnin fshatrave të Shqipërisë, një pjesë e të cilave u bllokuan dhe u faktuan pak ditë para zgjedhjeve, ishin shembull i gjallë dhe i vogël i hirtësisë së këtyre zgjedhjeve.

Nëse këta faktorë e të tjerë, do të shiheshin në sy, me siguri që matshmëria (mesurabiliteti) i vullnetit të shumicës, do të tregonte me gjasë se mbreti qenka lakuriq.

Zgjedhjet janë medikamenti i vetëm që kemi për të kuruar demokracinë. Kjo vlen edhe për jetën politike brenda partive.
Formacionet shoqërore duhet të pësojnë ndryshime në varësi të faktorëve, zgjedhjeve, fitoreve e sidomos humbjeve.

Teza e dorëheqjes së kapitenit të opozitës (i cili nuk është “My Captain!” i Whitman) fton për debat.
Por debati duhet të jetë sqimatar, i ndershëm. Duhen parë në sy, të gjithë faktorët e kësaj fushate, inatet, hatërmbetjet e vockla dhe ambiciet e mëdha.

E duhet pranuar se z. Basha zhvilloi një fushatë me një distancë higjienike kilometrike nga aktorët e tjerë në fushën e betejës së pabarabartë para dhe me sa shihet, e pabarabartë edhe pas tyre.

33


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas