Pasditen e sotme ka nisur fushata elektorale e Partisë Demokratike.
Qindra simpatizantë të pajisur me maska ndodhen në sheshin “Nënë Tereza”, dhe pjesë e organizimit janë edhe makinat.
Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë organizuar një paradë me bllokazh ndezur, duke nënkuptuar kështu ndezjen e motorëve të fushatës.
Mapo sjell një galeri fotosh ku pikaset entuziazmi dhe atmosfera e elektrizuar, teksa pritet nga çasti në çast ardhja e kryedemokratit Lulzim Basha.