Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PD nxjerr dokumentet: Si dha leje Veliaj për qender tregtare mbi projektin e terminalit

by mapo.al
12/02/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Biznesmeni nga Kosova njëherësh deputet, Ramiz Kelmendi akuzoi dje publikisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se i kishte anuluar inevstimin 5 milionë eurosh, për të cilin vetë Bashkia e Tiranës kishte dhënë leje ndërtimi. Biznesmeni ka derdhur në Bashki taksën prej 1.2 milionë euro ndërsa 3 muaj më pas punonjësit e bashkisë i kanë shkuar në kantier për të pezulluar punën.

Partia Demokratike ka reaguar ndaj këtij skandali, duke nxjerr gjithë dokumentet, lejen e ndërtimit për qender tregtare tek kthesa e Kamzës dhe për më tepër edhe projektin e mëparshmë për terminal. Pra sipas PD, Erion Veliaj ka konsumuar vepren penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ka miratuar leje ndërtimi në zonën e planifikuar prej vitesh për ngritjen e terminalit të pasagjereve. PD pyet “A ka një informacion të përgjithshëm kryetari i Bashkisë Tiranë se sa vite heqje lirie rrezikon për veprën penale që ka konsumuar?”

Deklarata e plotë

Departamenti Antikorrupsion ne Partine Demokratike: PËRSE MIRATOI LEJE NDËRTIMI VELIAJ NË NJË TRUALL PËR TË CILIN KISHTE PROJEKT?!

Dje z. Ramiz Kelmendi, me anë të letrës publike drejtuar KIryetarit të Bashkisë Tiranë, akuzonte këtë të fundit për ndërhyrje të paligjshme, duke pezulluar punimet e ndërtimit, ndërtim për të cilin vetë ky institucion ka miratuar leje ndërtimi në 31 tetor 2018.



Pa hyrë në themel të konfliktit mes palës private dhe palës shtetërore, nga verifikimet rezultojnë fakte për të cilat Bashkia Tiranë ka detyrimin ligjor të japë shpjegime.

Së pari, për zonën në fjalë, (Mëzez, kthesa e Kamzës) qysh në 2013 është në fuqi projekti i financuar nga IFC për ndërtimin e një terminali multimodal. http://acp.al/projects/119/Terminali-Multimodal/

Pikërisht në zonën objekt i projektit, në 31 tetor 2018, Bashkia Tiranë ka miratuar leje ndërtimi për qendër tregtare, në favor të shoqërisë “Elkos” shpk.

Shoqëria përfituese e Lejes së sipërpërmendur, në vijim të miratimit të saj dhe në përputhje me detyrimin ligjor, ka kryer pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, me vlerë 157,977,643 lekë (1,25 mln Euro).

Në reagimin e tij kryetari i Bashkisë Tiranë tërthorazi pranoi se leja e ndërtimit e lëshuar prej tij, nuk mund të zbatohet. Për këtë ai përmendi falsifikime dokumentash e marifete.

Por në të vërtetë Bashkia Tiranë në 2016 ka qenë pjesë e procesit të njohjes të pronësisë, duke kryer ajo vetë afishimin publik, me fuqi ligjore pranë Njësisë Administrative Kashar.

Së dyti, siç u përmend më sipër dhe siç e pohoi vetë titullari i institucionit, për këtë zonë ka një projekt në fuqi. Vetë z. Veliaj pohoi vullnetin për zbatimin e tij.

Pyetjet që lindin natyrshëm janë:

Përse Bashkia Tiranë miratoi leje ndërtimi në zonë për të cilën ka një projekt që pret të zbatohet?

Përse Bashkia Tiranë pranoi edhe pagesën e taksës prej 1,2 mln euro nga subjekti privat kur nuk kishte vullnet të lejonte zbatimin e lejes së miratuar nga ajo vetë?

Kush mban përgjegjësi për shkeljet e të drejtave që gëzon subjekti privat, të drejta të cilat i ka fituar duke respektuar procedurat ligjore?

Përpara një skandali të tillë shumëplanëshe, reagimet e z. Veliaj janë thellësisht të pamjaftueshme për të justifikuar ligjërisht shkelje, të cilat konfigurojnë vepër të pastër penale.

A ka një informacion të përgjithshëm kryetari i Bashkisë Tiranë se sa vite heqje lirie rrezikon për veprën penale që ka konsumuar?

Edhe pse shpresëpak, mbetemi në pritje të një reagimi serioz të autorit të këtij shpërdorimi me detyrën dhe cënimi të të drejtave të njeriut.

Tags: dokumentePDqendra tregtareveliaj

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Fëmijë që po vdesin për bukë në Venezuelë: Katandisja e një vendi të pasur

Fëmijë që po vdesin për bukë në Venezuelë: Katandisja e një vendi të pasur

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In