Kryesore

PD nxjerr dokumentet: Veliaj po betonizon hyrjen e Parkut të Liqenit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 28/06/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se ka nisur fazën parë të betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartësi!


Përmes një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se firma fituese për të realizuar këtë ndërtesë është 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.


Sipas saj, ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga të gjitha anët e saj.


Postimi i plotë:
“Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.


E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut”, thote Veliaj.

<
>
3b9ec9e7-143d-4bfc-9496-1cb09a99b8c4 626ba9e6-4107-45a3-9884-e7794ec3eb39 3660d9f2-ea02-4449-b096-68437fbaec4d 5211c1f1-dbe1-4615-ae0c-e0276a2ce417 9953a97c-9a2f-4be8-a310-bd0e12fefe5e d09caa5d-3a98-4ec2-b84b-f2434ca4ded3 dd76d5e5-b01a-4e26-967b-ba5e56b45923 ed9b2f18-9f05-40d2-a10b-1b64cab02eeb


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas