Aktualitet

PD paralajmëroi se do lirohet nga burgu, kush është “bosi i krimit” Arben Grori?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 17/01/20 |
mapo.al

Partia Demokratike denoncoi sot përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se po përgatitet lirimi i “bosit të krimit”, pas lënies së qelisë nga një grup jo i vogël të fortësh të ’97-ës si Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja dhe Viktor Ymeri.


Por kush është Arben Grori?
Arben Grori, 46–vjeçar, emër i njohur për drejtësinë vuan dënimin për dy vepra penale. Ai është deklaruar fajtor nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit në 6 gusht 1997 në spitalin San Paolo, Milano, vrasësit të vëllait të tij, Artur Grori. Ndërkohë është akuzuar dhe dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafik droge. Ai vuan dënimin në burg prej 19 vitesh. Partia Demokratike paralajmëroi sot se po përgatitet lirimi i Grorit.



VRASJA E NAIM ZYBERIT
Sipas dosjes hetimore, përplasjet mes Grorit dhe Naim Zyberit erdhën në fillim të viteve 90-të në Tiranë, dhe më tej përfunduan me përleshje të armatosura dhe viktima deri në vendin fqinj, Itali. Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça dhe Artur Grorit. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.


Naim Zyberi i vrarë në spital në Milano nga Arben Grori

Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të “Rrugës Bardhyl”. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Sipas vendimit, më datë 6 gusht Gerd Gjenerali, që mbante një tufë me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje.

Dënimi itali
Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në itali,vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Ai është dënuar me 15 vite burg edhe në Shqipëri për trafik lënde narkotikësh.

LEXO EDHE: 

PD ngre alarmin: Po përgatitet lirimi i një tjetër bosi të krimit, e di edhe Rama



Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas