Kryesore

PD përball Ramën me fjalët e veta, Salianji: Kllouni kryeministër përdor COVID-19 për karrigen e vet (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 27/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ballafaquar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për epideminë e koronavirusit, ku në ditë të ndryshme kreu i qeverisë bie ndesh me fjalët e tij.


Në videon e publikuar nga Salianji, kryeministri Edi Rama është shprehur fillimisht se COVID-19 është si jnë virusi i stinës (deklaratë e datës 11 mars). Ndërsa në datën 28 mars e quan “mortje që na ka rënë”.


Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. Që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit”, shkruan Salianji.


Postimi i Salianjit
Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!


Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. 🤡 që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.

Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. 👎

🤡Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij 👇


Etiketa: , , , ,

Pas