Aktualitet

PD/ Përfundon votimi në Kukës, ja kush kalon në fazën tjetër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:05 - 25/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.


Anëtarësia e Partisë Demokratike ka përzgjedhur 5 kandidatë në Kukës që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit.


Admir Sinamati, Arben Çejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata kalojnë në fazën tjetër teksa Kukësi shënoi një pjesëmarrje të lartë, 69.5% ose 949 anëtarë nga 1365 të tillë.


Njoftimi:


Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.


Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. IBRAHIM BRUKA
  4. SAHIT PRIZRENI
  5. VJOLLCA VATA

Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

<
>
120012941_3834590149888775_1482166541703350871_n 120032500_3834590343222089_1540947733549824222_n

LEXO EDHE: 

Bardhi: Anëtarësia e PD zgjedh, Rama ruan elitat e tij të korruptuara


Etiketa: ,

Pas