fbpx

Aktualitet

PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme, Basha: Të zgjidhim krizën





               Publikuar në : 21:31 - 04/11/19 |
mapo.alm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasani turin e bashkëbisedimit me të rinjtë të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Lideri i opozitës tha se qeveria dështoi me rininë, duke bërë që sot mijëra të rinj të mosshohin të ardhme në vendin e tyre, por të zgjedhin rrugën e emigracionit.


Interesit të mediave, nëse ky tur është parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme, Basha tha se ajo që PD-ja po përgatit me të gjithë qytetarët, është nxjerrja e vendit nga kriza.



Takimi do të thotë atë që do të thotë. Është fillimi i një turi bashkëbisedimi me shqiptarët. Një rrugëtim për Shqipërinë që nis duke i dëgjuar ata, si hallet dhe problemet, shqetësimet që kanë dhe shpresat për të nesërmen, në mënyrë që sëbashku të hartojmë zgjidhje dhe ta nxjerrim vendin nga kjo krizë. 


Ajo që po përgatisim ne sëbashku me të gjithë shqiptarët është nxjerrja e vendit nga kriza. Kjo kërkon një bashkëbisedim të hapur me njerëzit, ku të kemi një vesh për të dëgjuar sugjerimet dhe pyetjet, ashtu edhe kritikat edhe propozimet. Kjo është ajo që po bëjmë sot. Kjo është ajo që po bëjmë me rininë e Elbasanit, do ta vazhdojmë nesër me rininë e qyteteve të tjera, të Korçës, të Shkodrës.”-deklaroi Basha.


Etiketa: , , ,

Pas