Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, pas djegies së mandateve dhe nisjes së protestave kombëtare. Përmes një deklarate për mediat, lideri demokrat, Lulzim Basha tha se PD do nisë garë brenda partiake një anëtar, një votë, për zgjedhjen e kandidatëve të cilët do kandidojnë në zgjedhje. Primaret, tha Basha, do sjellin një model perëndimor në politikën shqiptare, për të shembur sipas tij, sistemin aktual që ka larguar Parlamentin dhe qeverinë nga qytetarët.
“Kishim dy ditë baskëpunimi me institutin republikan amerikan. Kam vendosur të sjell standarde te demokracisë perëndimore në PD. Kam mbështetjen e të gjithë botës. Me modelin që do të ofrojmë, deputetët e ardhshëm të PD, do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë nga anëtarësia e PD. Ky është një hap që do të hedhim.
Nuk synojmë vetëm largimin e Ramës, por shembjen e sistemit që ka larguar parlamentin dhe qeverinë nga njerëzit dhe e ka kthyer parlamentin dhe qeverinë në vegël të krimit të organizuar dhe grabitqarëve. Me ndihmën e partnerëve, do të nisim hapat për të organizuar primaret brenda në PD. Më të zotët do të përfaqësojnë në parlamentin e ardhshëm, një parlament jo të krimit, por të qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.
Kam qenë anetar i pd që nga 6 Janari 1991 dhe kam qenë aktivist deri kryetar i pd per lagjen time gjate viteve 1997-1998 kur askujt nuk ja mbante te hapte goje.Pra nga viti 1991 e mbrapa kam marre pjese në mbledhjet dhe konferencat që jane organizuar nga pd e qytetit tim,nje qytet i rendesishem në jug.Kam qenë komisioner,nënkryetar komisioni e sekretar komisioni te qendrave te votimit në vite te ndryshme.Por po ju them atyre që do lexojne keto rreshta se bazen poshte nuk e pjerdh njeri,që nga kryetari i pd në rreth,jo me anetaret e thjesht që jane karavidhe per saliun e këtë pizevengun e saliut që çirret si majmun neper pemë.Nje anetar nje lesh lulush.Hidhja pates ato që thua luli,prandaj merr nje fuck off prej meje.