PD ka njoftuar se do të mblidhen para Teatrit Kombëtar për të firmosur një peticion ku i kërkohet Presidentit Ilir Meta që të mos firmosë ligjin për teatrin kur të miratohet në Kuvend me votat e mazhorancës.
Pas takimit me artistët, Albana Vokshi tha se, “janë 8 mijë metër katror të cilat Edi Rama do t’ja japë kompanisë Fusha për të ngritur 6 kulla, 3 prej të cilave do ngrihen mbi truallin e Teatrit.”
Një ditë më parë, Partia Demokratike ka publikuar ate qe ajo qe ka cilesuar skemën e grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.
“Rama dhe Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private që do të shkatërrojë teatrin dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të qytetit. Rama dhe Veliaj gënjejnë publikisht kur thonë se territori i teatrit nuk do të preket asnjë centimetër. Kërkojnë të pastrojnë milionat duke kryer një krim, me shembjen e teatrit kombëtar. Nëpërmjet një ligji të jashtëzakonshëm që shkel shumë ligje të tjera, dhe Kushtetutën, kërkojnë ta miratojnë me urgjencë.
Tre kulla do ndërtohen brenda sipërfaqes së teatrit. Përfitimi minimal i llogaritur nga ekspertët është 205 mln euro. Rama i ka vënë tokës publike një çmimin prej 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë është shumë herë më i lartë…”, tha deputetja Vokshi.