PD publikon foton e zv/ministres së Shëndetësisë dhe njëherazi anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli në mbledhjen e PS te Njësia 1 në Tiranë, në shkelje të masave anti-COVID.
“Komiteti i Eksperteve shkel masat anticovid. Qytetarëve kerbaçin, per vete kulaçin. Model i pershtire i cili nuk duhet duruar me”, shkruan ish-deputeti Bardh Spahia.
Sipas Aktit Normativ, ndalohen grumbullimet, përfshirë edhe ato partiake, me më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura. Postimi i bërë në rrjetet sociale nga deputetja e PS, Elona Gjebrea shkaktoi mjaft reagime në rrjet, çka solli më pas fshirjen e postimit.
Postimi i Bardh Spahisë
PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!
Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.
E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!
Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!
Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD
Çfarë ka ndodhur
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ishte pjesë e një mbledhje partiake me shtabin elektoral të njësisë nr.1 në kryeqytet, ku drejtues politik është Ervin Bushati, ndërsa takimi u postua për të promovuar punën e strukturave para zgjedhjeve nga deputetja Elona Gjebrea.
Por për cështje minutash postimi nga takimi u fshi pas breshërisë së kritikave, që në objektiv kishin pikërisht Mira Rakacollin.
Në foto vihet re qartë dhe pastër se në një ambient të mbyllur qëndrojnë më shumë se 10 veta, ngjitur, pa respektuar distancën, të bindur përpara partisë dhe jo rregullave që predikojnë kur dalin jashtë.