Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, Partia Demokratike thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt, vijon ende aktivitetin e tij kriminal për trafik droge.
Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji kanë publikuar një përgjim audio, mes vëllait të ministrit dhe një tjetër personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”.
Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas Alibeaj janë 3 fakte të rëndësishme se si Xhafaj ka shkelur ligjin për të penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.
“Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait”, thotë Alibeaj
“Dje e pyetëm ministrin e Brendshëm e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës. Arsyet pse hesht janë se vëllai i tij nuk bën një jetë normale, po një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri që koordinon dhe drejton një grup kriminal”, tha Salianji.
BISEDA
Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën.
Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet.
Si kto videot te bej une sa te duash. Video pa figure vetem me ze mund ti bej cdo njeri qe ka nje smartphone.
Kush do nje bast me mua qe bashkepuntori X ne video eshte Salianji dhe “Agroni” eshte Alibeaj. Per kshu gjerash jane te paret kta aman, se na lodhen me kto budalleqe.
Nje pyetje kam une. Kush me siguron mua qe kjo video nuk eshte montim per aq kohe sa aty nuk thuhet asgje dhe thuhet vetem ca biseda te pergjithshme dhe mbi te gjitha pergjim pa pamje.