Aktualitet

PD publikon videon: Shqipëria, rekord në rajon për azilkërkuesit në BE





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:55 - 03/07/20 |
mapo.al

Anëtari i kryesisë së PD, Alfred Rushaj publikon videon se si është rritur numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE vit pas viti gjatë qeverisjes së Edi Ramës.


Ndërsa i referohet shifrave të INSTAT, drejtori i fushatës së PD shkruan se nga 2014 deri në 2019, 173.785 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE.



Postimi i plotë:

“30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen, ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që u ofroi qytetarëve, e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht.

Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qënë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit!

Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas