Aktualitet

PD: Qeveria mashtron, taksa e re mbi naftën e vërtetë






               Publikuar në : 17:22 - 11/07/19 |
mapo.al

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka akuzuar qeverinë se po mashtron duke mohuar taksën e re mbi naftën. Në një postim në Facebook, Shehaj teksa ka nxjerrë një kopje të ligjit të ri, akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën lojëra fjalësh në lidhje me taksën e re.


Shehaj shprehet i bindur se qeveria do e vendosë taksën e re të naftës dhe se ajo do të jetë një tjetër barrë në kurriz të qytetarëve.

“Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën. Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..” dhe “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..” Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan. E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë”, tha Shehaj.

Ministrja e Financave mohon taksën për karburantin
Më herët ishte ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj e cila mohoi zërat se do të rritet taksa për karburantin. Në një reagim të shkurtër, Denaj shkruan se kjo është thjeshtë një fantazi e PD-së, teksa theksoi se jo vetëm taksa për naftën, por asnjë taksë tjetër nuk do të pësojë rritje.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj.


Etiketa: , , , ,

Pas