Aktualitet

PD: Rama dhe Veliaj nuk mund të tërheqin vëmendjen nga mafia e plehrave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 24/10/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me komentet e kryebashkiakut për 21 janarin teksa komentoi listat e kandidatëve në PD.



Zëdhënësja e selisë blu thotë se autori i krimit kthehet gjithmonë në vendin e krimit.


Në një postim në facebook, Zhupa thekson se të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, Rama-Veliaj janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendje.



Deklarata e plotë


Sa herë është në hall, Edi Rama përdor vemjen e bashkisë, pasi e di mirë se ai mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm qe ti mbushe mendjen shefit se nuk do tja zërë vendin.


Për këtë, ka ditë që vemja i bashkisë bredh lagje me lagje të Tiranës duke shpifur e gënjyer dhe duke moskursyer ne këtë llum banaliteti as viktima dhe familjare te tyre me shpresen se shefit te tij do ti pëlqejë kjo gjë.

Sic e kanë zakon prej vitesh, vemja dhe shefi i tij kthehen gjithmonë ne vendin e krimit duke perdorur fatkeqesine e viktimave dhe dhimbjen e tyre. Keshtu ndodh kur vemja shkon në Sharre dhe perpiqet te mos e kujtoje Ardit Gjoklajn, vdekja e te cilit eshte pergjegjesi direkte e tij.

Lexo edhe :  Basha i prerë: Jo bashkëqeverisje me Edi Ramën

Keshtu ndodh dhe kur permend 21 janarin, nderkohe vemja i Bashkisë dhe shefi i tij ja fshehin qytetarëve gradimin që i bënë në postin e kryetarit të PS-së në Mat dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti qitësit mbi viktimat e asaj dite.

Cila ishte merita e veçantë e qitësit të 21 janarit që mori këto pozita në PS dhe pushtetin vendor? Se shqiptarët e njohin vetëm për atë që bëri më 21 janar.

Nëse duan të përmendin 21 janarin, vemja dhe shefi i tij duhet t’ia fillojnë nga përgjigjia për këtë pyetje.

Sepse e vërteta është që ata jane ne hall te madh.

Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall.

Edi Rama dhe vemja e tij në bashki nuk njohin asnjë kod nderi, njohin vetëm kodin e mafias me të cilën po grabisin 400 milion euro të shqiptarëve.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas