Kryesore

PD: Rama i prish banesën të afërmit të poetit të pushkatuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:35 - 04/12/18 |
mapo.al

“Prishja e banesave në Laprakë nisi me familjen Nela, të afërmin e poetit të pushkatuar Havzi Nela”. Kështu deklaron Partia Demokratike, e cila thotë se forcat e IMT-së, Policia Bashkiake dhe forcat “Shqiponja” vendosën sot të përdorin forcën për të nxjerrë me forcë një familjeje nga shtëpia dhe për ta prishur atë demonstrativisht.


“Familja që ishte vendosur të bëhej shembull e para ishte ajo e Bajram Nelës. Nisja e prishjeve me forcë të shtëpive me familjen e Bajram Nelës, një i afërm i Havzi Nelës, poetit që u var në 1988 në sheshin qendror të Kukësit nga diktatura komuniste, të kujton jo vetëm firmën e Kristaq Ramës në atë varje, por flet edhe për marrëdhënien që Edi Rama do të vendosë sot me protestuesit”, deklaron PD.


Banesa E Havzi Neles



Sipas saj, për banorët e Unazës së Re, Laprakës, Shkozës dhe shumë zonave të tjera informale, prishja e banesës së Nelëve është një mesazh se me ta nuk do të ketë negociata, por do të flitet vetëm me gjuhën e forcës.

Lexo edhe :  Berisha: Rama paguan 200 mijë € charter privat, për të bërë vaksinën në Abu Dhabi



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas