Kryesore

PD: Rama nuk mund të fshihet. Duhet të tregojë pse ishte në Francë me charter privat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 31/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se pse ishte në Paris me charter privat.


Sipas selisë, blu, udhëtimi në fundjavë drejt Francës ka kushtuar 100 mijë euro. PD i kërkon kreut të qeverisë të bëjë publike arsyet e këtij udhëtimi.


Deklarata
E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?


LEXO EDHE: 


Denoncimi/ Rama, 100 mijë euro avion privat për fundjavë në Paris

Denoncimi i Gazment Bardhit, Endri Fuga pranon udhëtimin e Ramës në Paris


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas