Aktualitet

PD reagon për dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës: Edi Rama kërkon bregdetin e Jalës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 02/06/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar për dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, ku në 6 muaj janë larguar 6 drejtorë. Sipas Partisë Demokratike, banda e qeverisë janë në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalës.


“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.


Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.


As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”, – thotë Partia Demokratike.


 

LEXO EDHE:

Shteti i Edi Ramës që ra 6 herë për 6 muaj në Vlorë


Etiketa: , , ,

Pas