Kryesore

PD: Ridvan Boden nuk e zgjodhëm ne, është përfaqësues i Ramës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 21/12/18 |
mapo.al

Parlamenti ka nisur me debate për çështjen e emrave të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Opozita ndodhet në sallë, ndërkohë që kryetarët e grupeve të PD-së dhe PS, Edmond Spaho dhe Taulant Balla, kanë debatuar për kandidaturat e Bordit të Bankës së Shqipërisë.


Teksa iu referua zgjedhjes së bordit të Bankës së Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Edmond Spaho tha se ish-ministri i Financave në ish-qeverinë Berisha, Ridvan Bode nuk është i PD, por i Edi Ramës.


“Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit t’i votojmë të zgjedhur nga ju. Referoju Kushtetutës dhe rregullores. Rastet i ke të qarta”, tha ai.



Balla: Nëse ju do të kishit diçka serioze për këtë, dje ishte votimi, nuk kishit pse shkonit të flinit gjumë. Rrinit deri në fund se një opozitë që mbushi një mal dhe polli dy vezë vetëm ju jeni. 2 vezë plus 2 vezë, 22 vota pro dekretetit të Presidentit të Republikës.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas