Kryesore

PD shkresë KQZ-së: Projekt pilot për votimin elektronik, në Korçë dhe Fier








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 07/01/21 |
mapo.al

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të realizojë projektin pilot për numërimin elektronik në qarqet Korçë dhe Fier.



Shkresa që i është dërguar një ditë më parë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.


“Në përgjigje të shkresës tuaj nr.2656 Prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në shkresën e PD.







Etiketa: , , ,

Pas