Kryesore

PD: Shullazin e dënuam me burg






               Publikuar në : 19:27 - 10/01/15 |
mapo.al

shqupPartia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Emiljano Shullazi i ka prishur mitingjet PS-së në 2011.


Sipas PD-së Rama minimalisht duhet që të dënonte kërcënimin që iu bë kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga Emiljano Shullazi.



“Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit”, thuhej në deklaratën e Partisë Demokratike.

Sipas PD Edi Rama po tenton të hedhë mjegull, si dikush që e ka humbur davanë.

PD ka deklaruar se Emiliano Shullazi është arrestuar disa herë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe ka vuajtur dënime. Siç provohet edhe nga arkivat e medias dhe të drejtësisë, ai u arrestua edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u dënua me burgim.

PD pas mohimit të akuzave të PS është hedhur në kundërsulm duke thënë se “Emiliano Shullazi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte njeriu kryesor i shtabit elektoral të Saimir Tahirit, dhe janë qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dëshmitarë okularë për afërsinë dhe shoqërimin e tij me Ministrin e sotëm të Rendit”.

 



CLOSE
CLOSE
Pas