Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit propozimin e PD për vetingun në politikë. Deputeti demokrat u shpreh se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale.
Ai prezantoi edhe parimet kryesore si duhet të bëhet ky veting
Pikat sipas Bylykbashit
- Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.
- Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.
- Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.
- Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.
5. Do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare