Politika

PD thirrje ambasadave: Mbani premtimin për drejtësi të vërtetë, Tahiri të mos shpëtojë pa u dënuar






               Publikuar në : 19:19 - 11/02/19 |
mapo.al

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, deputeti dhe njëkohësisht Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, i ka bërë thirrje partnerëve të huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.


Noka akuzon publikisht sistemin e kapur të drejtësisë, duke thënë se gjithmonë e ka mbështetur Saimir Tahirin, kur ai ka pasur nevojë.
Ai ka bërë me dije se Partia Demokratike ka paralajmëruar që Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge për sa kohë ka mbështetjen e plotë të Edi Ramës.

Noka deklaron se fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve dhe tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave.

Vendimi i gjykatës për të penguar vijimin e plotë të hetimeve vjen pas kërcënimeve publike të pak kohëve më parë të vetë Saimir Tahirit. Me mbështetjen publike të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që të mos guxojnë të vazhdojnë hetimin ndaj tij, shprehet Noka.
Është momenti edhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur, e mbyll deklaratën e tij Flamur Noka.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas