Kryesore

PD tregon një moment epërsie, edhe në ditën më të vështirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 23/05/21 |
Mapo.al

Partia Demokratike po kalon ditë të vështira dhe për këtë të gjithë bien dakort. Shansi i fundit i humbur për të ardhur në pushtet, pas 8 viteve opozitë, ishte rraskapitës, duke qënë se kjo forcë politike shpenzoi gjithë potencialin e saj në çdo drejtim.






Dhe për më tepër kur rezultoi se sakrificat vetshkatërruese të viteve më parë, si dalja nga parlamenti, apo mosmarrja pjesë në zgjedhje lokale, nuk shërbyen për të ndaluar blerjen e votave, apo përfshirjen e bandave, dhe nuk gargantuan garën e barabartë përballë një qeverie që nuk la asnjë aset shtetëror e publik pa përdorur në favor të saj.


Kjo gjendje, dhe fakti se ndërkombëtarët nuk duket ta kenë shumë ngenë për të dëgjuar pretendimet e opozitës, ka sjellë re dhe shtrëngata në qiellin blu.







Dhe nuk u mbyll gjithçka këtu, por pak ditë më parë erdhi një tjetër goditje, ku lideri historik i demokratëve u shpall “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar dhimbjet në kampin opozitar.



Në këto kushte, një forcë normale politike do të njihte një të tatëpjetë pa kthim, një zhbërje me shumë siguri.



E megjithëkëtë, sot PD ka një garë për kryetar partie, ku spikasin 5 kandidatë.

Ka një debat, ka një energji, shpresë, dëshirë dhe uri që projekti demokrat të mos ndalet por të vijojë.

Në ditën e saj më të keqe, PD ka karaktere, ka potencial, dhe nuk ka maqolakrorë.

Për kandidatët mund të thuhet çdo gjë, dhe demokratët e militantët nuk po kursehen shumë në këtë drejtim për fat të keq. Por është e sigurtë dhe e dukshme se ata, asnjëri nuk janë kukulla. I kanë dhënë vlerë kësaj konkurence, dhe me investimin e tyre do të kthejnë vemendjen e shoqërisë nga PD, çka do të ishte një orë e artë për Public Relation.

Lexo edhe :  A ka shanse që debati të sjellë energji për PD?!

Ky moment është shpresëdhënës.

Dhe i jep kredite dhe epërsi morale kësaj partie përballë socialistëve në pushtet. Krejt në kontrast, qyshse e mori PS-në Edi Rama, jo vetëm që aty nuk ka pasur garë, madje pati edhe një ndalim të saj. U mor në një kongres një vendim për të mos lejuar zgjedhje të brendshme.

Eshtë e sigurtë se ky mentalitet e ka udhëhequr qeverinë e Edi Ramës edhe në administrimin e zgjedhjeve politike jashtë saj, për të cilat, ndryshe nga ato të vetat, ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese.

Gara në PD është një çast i veçantë, dhe një mundësi kthese. Siç nga ana tjetër edhe një sfidë e rëndë. Do të ishte e pafalshme, sikur të mos kishim një proces model, ku kundërshtari respektohet, pranohet mendimi ndryshe, dhe ku në mënyrë absolute asnjë votë nuk cënohet.

Prej kësaj fushate me siguri, dhe në përfundim të saj, mënyra se si do të veprohet më tej, sa hapësirë do të gjejnë humbësit, ata që guxuan të veprojnë e sfidojnë, do të kuptohet se sa e sigurtë dhe e shkurtër, apo më anë tjetër, se sa e siziftë do të jenë udha e kthimit të PD në pushtet.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas