Partia Demokratike ka përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ua ka dërguar atë partnerëve ndërkombëtarë. Aleatët e Bashës, Mediu e Ndoka tregojnë se në këtë raport ka prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste në vjedhjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Paralelisht me PD, edhe LSI ka përgatitur një raport të sajin mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentëve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan.
Pritet që raportet në fjalë të bëhen publike vetëm pas raportit përfundimtar që ODIHR do të publikojë për votimet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës, dhe kundër dekretit të Metës.