Aktualitet

PD: U spekulua nga disa media, ja deklarata e Bashës në Kryesi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 20/09/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me spekulimet që sipas saj, qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar.






Selia blu, përmes një njoftimi për mediat, sqaron se kryedemokrati Lulzim Basha, në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane.


PD thotë se ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.







Më tej, selia blu në reagim thekson se Basha ka thënë se SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.



Deklarate e Partisë Demokratike
Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane.

Lexo edhe :  Demokratët në udhëkryq


Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

32


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas