Aktualitet

PD: Kutitë me logot e PS, farsa që zhbën autonominë e zgjedhjeve në universitete





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:11 - 30/07/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar zgjedhjet në universitete, si një farsë që zhbën autonominë.


Vokshi thotë se zgjedhjet u zhvilluan pa fushatë, pa garë dhe pa ide.


Postimi i Albana Vokshit:


Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.


Fituesit ishin të paracaktuar.
U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë.

– Pa fushatë
– Pa garë
– Pa ide
– Pa programe
– Pa alternativa
– Me kanidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një process criminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universitetet.

Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas