Aktualitet

PDIU: 100 vjet nga Kongresi i Lushnjes, të heqim kufijtë e egoizmit dhe të rinisim një rrugë të re








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 21/01/20 |
mapo.al

Në një deklarataë për media, PDIU e quan 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, si një nga ditët më të rëndësishme për Shqipërinë. PDIU bën apel për heqjen e kufijëve të egoizmit dhe të riniset një rrugë e re.


Deklarata e plotë:


100 vjet më parë, më 21 janar 1920 u shkrua një nga faqet më të rëndësishme të historisë shqiptare, u mblodh Kongresi i Lushnjës, i cili ndaloi copëtimin e Shqipërisë nga tentativat e fqinjëve për të ndarë Shqipërinë e për të zgjeruar territoret e tyre. Ishte pikërisht kjo ngjarje që ndaloi anarkinë në vend, e hodhi themelet e shtetit shqiptar e krijimit të institucioneve.


Sot në 100 vjetorin e kësaj ngjarje kujtojmë me nderim, përkushtimin dhe vizionin e patriotëve shqiptarë, që përkundër egoizmit të tyre dhe konformimit me orekset e fqinjëve zgjodhën krijimin dhe fuqizimin e shtetit shqiptar.


Sot kjo ngjarje dhe mesazhi që na vjen nga një brez patriotësh që e krijuan dhe ruajtën këtë vend është më i gjallë se kurrë. Në veri kemi tentativat për të krijuar Jugosllavinë e Re, ndërsa në jug kemi ende një ligj lufte që nuk është hequr ende nga fqinji jugor, e për të cilin nuk dëgjojmë më asnjë fjalë nga qeveritarët tanë, të cilët deri dje përbetoheshin se do arrinin të hiqnin ligjin e luftës me fqinjët. E vetmja gjë që mungon sot është vetëdija e një klase politike, që të kuptojë se ky vend do duhet të jetojë e të ekzistojë edhe pas 100 vitesh të tjerë, ashtu siç na e lanë dikur etërit themelues të kombit.


Sot kemi vetëm një rrugë, të heqim kufijtë e egoizmit dhe të rinisim një rrugë të re të zhvillimit dhe prosperitetit, duke u bashkuar më së pari të gjithë shqiptarët bashkë, kudo ku ata jetojnë, e të zhdukim abuzimin, varfërinë e të ringjallim shpresën tek shqiptarët. Mësimet e Kongresit të Lushnjës duhet të jenë një drejtim real për gjithë klasen politike, kudo ku shqiptarët jetojnë sot.

 



Pas