Kryesore

PDIU: Kushtet e BE, nga 5 u bënë 15, për shkak të Ramës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 19/06/20 |
mapo.al

PDIU ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi 15 kushte për Shqipërinë, përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.


Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar për vendosjen e kushteve, ndërsa shprehet se në vitin 2013 ishin vetëm 5 kushte, ndërsa tani janë 15.


Tre kushtet e para kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet, reformën zgjedhore konsensuale, implementimin e saj dhe hetimin e krimit zgjedhor. Deri tani kemi parë vetëm kërcënime nga foltorja e parlamentit për grisje të çdo konsensusi, loje basketbolli me top e pa top, që të sajojë në tavolinë formula të njëanshme për ta nxjerrë përsëri fitues, si dhe diversione me koalicione e pa koalicione, me lista të hapura e të mbyllura, që të sajohen komardare shpëtimi për Ramën dhe rilindjen.


Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e PDIU.


Deklarata e plotë:

Parlamenti Europian miratoi dje rezoluten në të cilën kërkohet plotësimi i 15 kushteve përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Po ky parlament në 2013 aprovoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por jo datën e hapjes, e cila prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës që endet nga Edi Rama çdo vit e që nuk mbaron kurrë.

Në vitin 2013 ishin 5 kushte, më pas u shtuan të tjera çdo vit dhe tani janë 15 kushte që kërkojnë shtet ligjor, zgjedhje të lira e të gjithpranuara, hetim të korrupsionit e krimit elektoral.

Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre kushtet e para kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet, reformën zgjedhore konsensuale, implementimin e saj dhe hetimin e krimit zgjedhor. Deri tani kemi parë vetëm kërcënime nga foltorja e parlamentit për grisje të çdo konsensusi, loje basketbolli me top e pa top, që të sajojë në tavolinë formula të njëanshme për ta nxjerrë përsëri fitues, si dhe diversione me koalicione e pa koalicione, me lista të hapura e të mbyllura, që të sajohen komardare shpëtimi për Ramën dhe rilindjen.

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE.


Etiketa:

Pas