Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka reaguar për vonesat e “pagave të luftës”. PDIU thotë se po bëhen pagesa deri në 5 milionë euro për incineratorin e Tiranës, ndërsa qeveria nuk u jep pagesat qytetarëve.
Reagimi i PDIU:
Ndërkohë që jemi vendi me mbështetjen më të ulët financiare në Rajon për ekonominë dhe në raport me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi;
Ndërkohë që shqiptarëve u flitet për luftë, arkivole e pirgje me kufoma dhe njerëzit dhe ekonomia vetëizolohen;
Ndërkohë që mbështetja për shëndetësinë dhe mbështetja financiare për sipërmarrjen duhet te ishin preokupimi i mbledhjeve te qeverisë;
Qeveria në mbledhjet e saj merret me heqjen e Tvsh-së për Jahtet. Pagesa deri në 5 milionë euro për Incineratorin e Tiranës.
Qeveria gjen kohën dhe momentin ti japë “Kastrati Grup” me koncension: Portin e Porto Romanos.
Ftojmë prokurorinë dhe Spak të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë Pandeminë e abuzimeve.
Edi Rama: Laj duart!