Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka bërë thirrje që nesër qytetarët të dalin masivisht në protestë duke renditur një sërë arsyesh. “Qeveria po e shkreton Shqipërinë nga shqiptarët, 380 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vetëm në 4 vitet e fundit”, thuhet në deklaratë. Sipas PDIU, nesër duhet të protestojmë si qytetarë me dinjitet.
Aryset që rreshton PDIU për të protestuar:
Kundër varfërisë dhe rritjes së kostos së jetesës për çdo familje shqiptare.
Një qeverie që i ka hequr dinjitetin njerëzor 60 përqind të shqiptarëve që duhet të jetojnë me 500 lekë në ditë për familje.
Kundër arbitraritetit të një shteti etatist që e sheh sipërrmarjen dhe biznesin e vogël si kulak e jo motorrin e ekonomisë.
Kundër një qeverie që ka 44 strategji kombëtare dhe asnjë prioritet për një ekonomi që orientohet drejt prodhimit.
Kundër arrogancës së një qeverie që nuk është aty për të shërbyer, por që shtetin ligjor e ka zëvendësuar me pushtetin e një njeriu.
Arrogancës, që mundin dhe taksat e shqiptarëve i çon në duart e 5 oligarkeve.
Një mazhorance që është aty me vota të vjedhura e të trafikuara, e që është qartesisht në ilegjimitet të plotë.
Kundër një qeverie që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe kriminalizoi ekonominë shqiptare.
Një qeverie që nuk i mundëson studentëve të kenë mundësi shkollimi dhe akses të barabartë në dije, aq të nevojshme për kapitalin njerëzor;
Një qeverie që nga shëndetësi falas u ofroj Shqiptarëve mungesën e shërbimeve më bazike në shërbimin shëndetsor, duke i lëne në mëshirë të fatit;