Aktualitet

PDK akuza Albin Kurtit: Po i ikën përgjegjësive, merret me politikë në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 12/04/21 |
mapo.al

Opozita në Kosovë po akuzon kryeministrin Albin Kurti se po i ikën përgjegjësive para qytetarëve për t’u marrë me politikë në Shqipëri.





Lëvizja Vetëvendosje garon me siglën e vet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.


Kurti është parë në disa takime me kandidatët që mbështet në Kuvendin e Shqipërisë, duke kërkuar në fundjavë edhe votën për ta në një takim virtual me diasporën në Itali.





PDK-ja e quajti Kurtin të papërgjegjshëm, përballë krizat epidemike dhe ekonomike që po kalon vendi.



“E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash – ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore…Ne sot e kemi një kryeministër mjaft të papërgjegjshëm që e udhëheq Republikën e Kosovës dhe po e dëmton edhe raportet në mes të dyja vendeve që nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe ne po i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga kjo fushatë zgjedhore në Republikën e Shqipërisë sepse për 20 ditë me të ndërru jetë 212 qytetarë si rezultat i Covid-19 dhe mos me ndje përgjegjësinë, me i ikë përgjegjësisë, vërtetë është e papranueshme”, ka thënë Tahiri.

Lexo edhe :  PDK nuk siguroi asnjë mandat në zgjedhje- Nard Ndoka jep dorëheqjen

Shef i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi Kurtin edhe për refuzimin e ofertës për vaksina të prodhimit kinez nga Shqipëria.

“Kryeministri Kurti është vaksinuar vetë, dhe ai ndihet komod me faktin se i ka pranuar 25 mijë vaksina donacion, një ndihmë kjo e siguruar nga Qeveria e kaluar, por nuk ka bërë asnjë hap për të siguruar edhe qindra mijëra vaksina të tjera që u duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kosovës. Ai është vaksinuar vetë, por ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të siguruar edhe një numër të konsiderueshëm vaksinash për qytetarët, ndërsa nuk ka treguar se prej ku i pret ndihmat e as vaksinat”, ka thënë Tahiri.

Edhe kryetari i LDK-së, tha të hënën se Kurti me fushatën e tij, po ndërhyn në zgjedhjet dhe protestat që po bëhen në Shqipëri.

“Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund,” komentoi shefi i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas