Aktualitet

PDK vjen në Tiranë, takohet me kreun e PD-së Lulzim Basha





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:32 - 30/06/20 |
mapo.al

Teksa kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Prishtinë, një delegacion i PDK ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.


Sipas liderit të opozitës në Tiranë, pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme.


Basha siguroi Xhavit Halitin dhe Enver Hoxhajn se, PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.


“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj.


Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

PD Shqipërisë është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”, shprehet Basha.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas