Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PE: Ç’po ndodh me dosjet ‘339’ dhe ‘184’, pse nuk ka asnjë të akuzuar?

by mapo.al
22/06/2020
in Kryesore, Politika
0

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega si dhe eurodeputeti Gahler kanë kritikuar qeverinë sot në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Lega ka theksuar se qeveria është shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët.

Pa ndryshuar ky raport sipas tij, s’ka çelje negociatash. Ndërkohë Gahler thotë se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit-blerjes së votave, ‘184’ dhe ‘339’ të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Koordinatori i PPE Michael Gahler tha se nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre: “Tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak.

Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”

https://gazetamapo.al/wp-content/uploads/2020/06/WhatsApp-Video-2020-06-22-at-04.39.02.mp4

Ndërsa Eurodeputeti Thierry Mariani, pak më parë u shpreh në mbledhjen e sotme në PE, se politikat që po ndjek aktualisht qeveria drejt anëtarësimit në BE, nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi.

Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”, u shpreh Thierry.

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar“.

LEXO EDHE: 

“Teatri Kombëtar”/ PE: Të hetohen autorët e dhunës ndaj protestuesve

Seanca për Shqipërinë në PE: Pa plotësuar 15 kushtet s’ka hapje negociatash

Tags: 15 kushtetnegociataPEqeveria e bute me trafikantet

JU SUGJEROJME

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Sali Berisha vijon takimet me demokratët në Berat
Aktualitet

Sali Berisha vijon takimet me demokratët në Berat

18/05/2022
Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale

18/05/2022
Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  
Aktualitet

Mblidhet Bordi i Transparencës, publikohen çmimet e reja të karburanteve  

18/05/2022
Next Post
Itali/ 88 viktima dhe 177 raste të reja në 24 orë

Covid-19/ Italia vijon me hapa të ngadaltë drejt shërimit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
  • Rruga e mundimshme, por e pashmangshme nga do të kalojë Shqipëria
  • Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
  • Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda
  • Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In