Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PE-ja do të kërkojë sërish nga 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

by mapo.al
09/12/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Parlamenti Europian do t’i bëjë thirrje 5 vendeve të BE-së që ta njohin sa më shpejt Kosovën si një shtet të pavarur.

Kjo ftesë e PE-së përsëritet në draft-raportin për Kosovën, të përgatitur në Komisionin e Politikës së Jashtme nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon.



Për të do të debatohet së pari në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ku do të votohet si raport. Pastaj do të debatohet dhe miratohet edhe si rezolutë e Parlamentit Evropian gjatë një seance plenare.

“Pesë shtetet anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsëritet thirrja ndaj atyre që ta bëjnë këtë; nënvizohet se njohja do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, – thuhet në dokument.

Kosova vazhdon të vuajë nga jostabiliteti politik, shkruhet në të, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2019, kësisoj kërkohen përpjekje të vazhdueshme për të adresuar probleme në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe funksionimin e institucioneve dhe zhvillimit ekonomik.

Raporti nënvizon se Kosova vazhdon të jetë i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave që në vitin 2018.

Në dokument shprehet po ashtu keqardhje për shuarjen e task-forcës anti-korrupsion brenda Policisë së Kosovës, dhe kërkohet gjithashtu më shumë përpjekje për zbulimin e fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Aty përsëritet mbështetja për krijimin e komisionit rajonal për faktet e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Bëjmë thirrje për përpjekje më të mëdha në shqyrtimin e kërkesave të familjarëve të personave të pagjetur, hapjen e arkivave të luftës dhe zbulimin e të dhënave për personat të cilët ende janë të listuar si të zhdukur nga periudha e luftës 1998-99 në Kosovë”, – thuhet në dokument, ku fokusi vendoset edhe tek gjendja e mjedisit.

Evidentohet niveli i lartë i ndotjes në Kosovë dhe kërkohet që të rriten kapacitetet e prodhimit të energjisë nga burimet alternative. PE-ja shpreh shqetësim për nivelin e lartë të vdekshmërisë së hershme si pasojë e ndotjes dhe kërkon të adresohen këto probleme dhe gradualisht të ndërpritet prodhimi i energjisë nga qymyri.

Në këtë drejtim kërkohet nga Kosova të respektojë standardet evropiane, ndërsa nga Komisioni Evropian kërkohet që të përfshijë Kosovën në strategjinë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane.

Tags: kosovaparlamenti europian

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
“Lotët e nënës s’ia than më kurrë”, Klea Huta reagon për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar nga policia

“Lotët e nënës s’ia than më kurrë”, Klea Huta reagon për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar nga policia

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In