ShowBizz

“Peaky Blinders” tërheq mbi 42 milionë turistë në Birmingham






               Publikuar në : 12:54 - 12/09/19 |
mapo.al

Birmingham është vizituar vitin e kaluar nga 42.8 milionë njerëz, fill pasi janë hasur me serialin “Peaky Blinders”. Të paktën kështu pohojnë institucionet e turizmit në Angli.


Sipas tyre, seriali ka shkaktuar një boom të padiskutueshëm vizitorësh. Numri duket se është rritur me 26%, po të krahasohet me numrin total të vizitorëve në vitin 2013, kur u transmetua sezoni i parë.

Bëhet me dije gjithashtu se ata kanë shpenzuar 17 milionë paund për aktivitete që kanë lidhje me serialin, si përshembull në frekuentimin e bareve apo muzeve.

Seriali i BBC tregon historinë e një familjeje mafioze, me në krye një nga vëllezërit Shelby, Thomas, interpretuar nga aktori i madh irlandez Cillian Murphy. Audienca njihet gjithashtu në një farë mënyre me jetesën në fund të shekullit të XIX-të.”Peaky Blinders” shihet falë Netflix në 183 vende të botës.


Etiketa:

Pas