Ditën e hënë, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë paralajmërur nisjen e protestave.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e asamblesë, ku ata kanë shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, ndërsa janë të shqetësuar për VKM-të që cënojnë autonominë.
Pedagogët i kanë bërë kërkesë asambleve të të gjitha fakulteteve për t’u takuar dhe për të diskutuar për protestën.
Pedagogët thonë se të hënën do zhvillohet një grevë njëditore, duke kërkuar rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Sipas pedagogëve, autonomia e universiteteve po ‘kapet’ nga kryeministrin Edi Rama, çka nuk është parë në asnjë vend të botës.
Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama i sulmoi ashpër pedagogët gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin.