Aktualitet

Pedagogia: Votime si në kohën e Dullës! “Votat, plumb për armikun”






               Publikuar në : 20:43 - 26/06/19 |
mapo.al

Pedagogia e Gazetarisë, Jonila Godole përmes një shënimi në facebook ka dënuar veprimin e mazhorancës për të shkuar e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo ditë do të kujtohet si dita e demokracisë së rrezikuar, shkruan ajo.


Shënimi i plotë në facebook



Stefan Zweig shkruante me 1933 se armiqte e demokracise operojne me genjeshtrat dhe me friken, dhe zgjedhjet i fitojne duke demonizuar kundershtarin si armik.
Genjeshtra dhe Frika – si thelb i propagandes me te cilat operohej atehere, por edhe sot ne politike.

30 qershori p.sh. do kujtohet gjate si dita e demokracise se rrezikuar, kur nje sistem i tere politik ngrihet mbi vjedhjen e vazhdueshme te votes dhe injorimin e institucioneve; mbi frikesimin dhe denigrimin e kujtdo qe del kunder propagandes qeverisese dhe mbi uzurpimin e shtetit nga nje klase politike e korruptuar moralisht dhe materialisht. Opozita jashte parlamentit eshte gjithashtu pergjegjese per situaten ku ndodhemi sot dhe rehabilitimi i saj ne nje force te besueshme do kerkoje kohe dhe vizion.

Por, kush do ta mendonte se 27 vjet pas zgjedhjeve te para te lira, do te riktheheshin votimet dhe propaganda e llojit “votat tona plumb per armikun”?! Ja që po ndodh!!!

⛔️votimeve si ne kohen e Dulles!

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas