Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Arlind Qori i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, duke analizuar situatën e protestave në vend ka permendur dy ngjarje dhe impaktin e tyre tek kreu i qeverisë.
“Kur u frikësua Edi Rama? Kemi dy ngjarje, ngjarjen e Kukësit që e bëri Edi Ramën, gati t’i binte të fikët dhe protestën e opozitës me bllokimin e rrugëve, që Edi Rama as se vuri ujin në zjarr fare. Ramën e kap paniku nga ngjarje si ajo e Kukësit, kur thyhen rregullat e lojës”, u shpreh Qori në studio.