Aktualitet

Pediatria në Durrës – Rama thumbon opozitën: Shihet qartë dallimi me ata që trazojnë të vdekurit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 22/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një video nga spitali pediatrik në Durrës, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës për keqmenaxhimin e Covid-19.






Krahas videos së hedhur në “Facebook”, Rama shkruan se Spitali i ri i Fëmijëve në Durrës tregon qartë dallimin mes qeverisjes së shkuar dhe të tashmes, si dhe prej atyre “që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën qorre për pushtet dhe ambicie”.


Kreu i mazhorancës i referohet konkretisht akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, se po fshihet numri i të vdekurve nga Covid-19.





Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:



MIRËMËNGJES 😊


dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës🏥⭐️ ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam🇦🇱 ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë.

 

Lexo edhe :  Rama nxjerr foton me të birin në Vlorë: Mirëmëngjesi nga Vunoi

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas