Aktualitet

“Pelegrinazh pendese” – Papa Françesku fillon vizitën historike në Irak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 05/03/21 |
mapo.al

Papa Françesku mbërriti në Irak, për vizitën e parë të një kreu të kishës katolike në vendlindjen e Profetit Abraham.






Ky është udhëtimi i parë i Atit të Shenjtë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë dhe të gjithë personat që e shoqërojnë në avion janë të vaksinuar kundër COVID-it. Ky udhëtim shoqërohet me sfida të shumta, pasi rastet e infektimeve në Irak po shtohen dhe ka shqetësime se Papa mund të mos ndjekë vazhdimisht protokollin e distancimit fizik.


Ambasadori i Vatikanit në Irak, Arqipeshkvi Mitja Leskovar, kohët e fundit rezultoi pozitiv për koronavirus dhe aktualisht është në karantinë.





Megjithatë, Ati i Shenjtë këmbënguli për të zhvilluar vizitën. Në një video-mesazh drejtuar irakianëve, Papa thotë se ka dashur prej kohësh të takohet me ta, t’i shohë nga afër dhe të vizitojë atë tokë të shenjtë, djep i pakrahasueshëm qytetërimi.



Papa tha se vizita është një “pelegrinazh pendese” për të kërkuar ndjesë dhe për t’u lutur për pajtim pas luftës dhe terrorizmit disa vjeçar. Papa fliste më tej për një “pelegrinazh paqeje, në kërkim të vllazërimit, të ushqyer nga dëshira për t’u lutur së bashku e për të ecur së bashku me vëllezërit e motrat irakiane në tokën e Atit Abrahamit, i cili është një figurë që bashkon fenë islame, hebraike dhe të krishterë në një familje”.

Lexo edhe :  Shiten për 5 miliardë dollarë kompanitë Yahoo dhe AOL

Ati i shenjtë, i cili u detyrua të anulonte udhëtimin e tij në Irak vjet, shpreson të sjellë shpresë të re për komunitetin e krishterë që është persekutuar rëndë gjatë kryengritjes së Shtetit Islamik. Numri i të krishterëve në Irak ka rënë ndjeshëm dhe tani përllogaritet në rreth 300,000 vetë. Papa e quajti grupin e të krishterëve irakianë “një kishë martire” që do ta kishte për nder ta takonte.

Siguria mbetet shqetësim gjatë kësaj vizite, ndërkohë që në Irak janë shtuar gjatë javëve të fundit sulmet ndaj objekte civile e ushtarake. Ndryshe nga herët e tjera, papa nuk do të përdorë makinën e tij tradicionale, por një automjet të blinduar për të lëvizur nëpër qytete të ndryshme. Ai planifikon të shkojë në Mosul, Erbil dhe Ur, vendlindja e Abrahamit. Një ndër momentet më të spikatura të vizitës do të jetë udhëtimi për në qytetin e shenjtë të Naxhafit, ku Papa Françesku do të takohet me klerikun mysliman shiit Ali al-Sistani./VOA/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas