Parandalohet katastrofa nga zjarret në zonën e Lumit të Vlorës.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se është neutralizuar rreziku i jetës dhe banesave falë ndërhyrjes së trupave nga toka dhe ajri.
Më tej ai thotë se në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve edhe pse në kushte të vështira klimatike, për të larguar kërcënimin nga Parku Kombëtar i Llogarasë.
Postimi
Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.
Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.
Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.
LEXO EDHE:
Me sytë nga Llogaraja, zjarri i afrohet Parkut Kombëtar, Peleshi: Rrezik i madh